Plani për Pjesëmarrje Qytetare - Udhëzues i Përgjithshëm për Pjesëmarrjen Qytetare në Nivelin Lokal

29.10.2020

Një Plan i Pjesëmarrjes së Qytetarëve (CPP) duhet të kuptohet si një shteg për të gjithë qytetarët që të ushtrojnë zërin e tyre dhe të ndikojnë në vendimet që ndikojnë në lagjet e tyre dhe cilësinë e jetës.

Qëllimi kryesor i këtij dokumenti është të ndihmojë dhe udhëheqë administratën komunale në procesin e përfshirjes strukturore të qytetarëve në vendimmarrje. Për më tepër, ajo do të sigurojë metodologjinë dhe do të shërbejë si një mjet për zbatimin praktik të teknikave për pjesëmarrjen e qytetarëve, duke nxjerrë nga praktikat më të mira në këtë sferë.

Plani i Pjesëmarrjes së Qytetarëve përpilon të gjitha procedurat ligjore ekzistuese që lidhen me pjesëmarrjen e qytetarëve në nivelin komunal, ndërsa në të njëjtën kohë shtjellon më tej protokolle të caktuara që do të zvogëlojnë mundësinë e zbatimit selektiv të përgjegjësive. Si shtesë e kësaj, komunat në regjionin e Mitrovicës dizajnuan plane të ndërlidhura dhe specifike, të cilat paraqitën qëllimet specifike dhe aktivitetet për t’i arritur ato në komunat përkatëse .

Plani është përshtatur me kapacitetet dhe nevojat specifike të komunave të rajonit të Mitrovicës, por ky dokument i veçantë mund t'u shërbejë të gjitha komunave të Kosovës në përmirësimin e praktikave të tyre pjesëmarrëse. Si i tillë ai duhet të përfshijë pjesëmarrjen e qytetarëve dhe konsultimet në formulimin e politikave, planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e fushave të ndryshme të politikave. Për më tepër, Plani jep udhëzime konkrete për hapat që duhen ndërmarrë për arritjen e një angazhimi efektiv të qytetarëve në fazat e përmendura të hartimit të politikave. 

  Preuzmite dokument