Zyra për komunitete dhe kthim
Drejtor i Zyrës: Ismet Islamoviq
Kontakti: ismet.islamovic@rks-gov.net
Fushëveprimi i punës së zyrës për komunitete dhe kthim:
-
Zhvillon politika dhe promovon rregulloret ligjore lidhur me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, përfshirë të drejtën e kthimit, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe akte tjera ligjore e nënligjore;
-
Promovon krijimin e kushteve të favorshme për kthim dhe mundëson të drejtën e kthimit;
-
Krijon kushte për ndërtimin e besimit, dialogut dhe pajtimit në mes të bashkësive;
-
Mundëson dhe kryen monitorimin e zbatimit të Strategjisë së Qeverisë për Kthim dhe afërsinë ndaj komuniteteve;
-
Zhvillon programe për lehtësimin e reintegrimit të barabartë të të gjitha komuniteteve të cilat momentalisht banojnë në territorin e komunës dhe mundëson kthim të qëndrueshëm të personave të zhvendosur dhe refugjatëve;
-
Kujdeset për atë që politika në nivel komunal të përfshijë masa mbrojtëse lidhur me mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve sikurse që janë të drejtat e njeriut, duke përfshirë edhe të drejtën në kthim të zhvendosurve, lirinë e tyre të lëvizjes, përdorimin e gjuhës amtare, lirinë e shprehjes, qasjen e barabartë në informata, shërbime komunale, banim të qëndrueshëm, organe gjyqësore dhe institucione tjera;
-
Propozon strategji komunale për kthim të cilat përfshijnë hapa dhe masa të cilat kanë për qëllim mbrojtjen efikase të të drejtave dhe interesave të kthyerve si dhe kujdeset për zbatimin e Strategjisë në praktikë;
-
Përcjellë dhe mirëmban kornizën e të kthyerve ashtu që të mund të arrij të siguroj të qasjen e bazuar në të drejtat të cilat ju përgjigjen nevojave të personave të zhvendosur, bashkëpunon me Ministrinë për kthim dhe komunitete, si dhe me organizatat dhe agjencitë qeveritare dhe joqeveritare;
-
Regjistron të gjithë të kthyerit dhe të zhvendosurit në territorin e komunës dhe propozon masa për kujdesin ndaj tyre dhe reintegrimin në shoqëri;
-
Kryen detyra të tjera të përcaktuara në bazë të rregulloreve në fuqi dhe për punën e saj i raporton kryetarit.