Zyra për çështje juridike
Zyra për çështje juridike – Zyrtari i lartë juridik
- Përgaditja e akteve juridike dhe strategjive të domosdoshme për punën e administratës së Komunës, dhënie e këshillave juridike, rekomandime, udhëzime dhe mendime të cilat kërkohen nga ana e njësive organizative dhe zyrtarëve brenda Administratës së Komunës;
- Siguron mbështetjen ligjore për pranim dhe përgjigje në ankesa;
- Bashkëpunon me institucione të tjera të nivelit qendror dhe lokal në krijimin e infrastrukturës ligjore;
- Harton propozime për vendime dhe materiale të ndryshme me kërkesë të Kryetarit dhe drejtorëve të departamenteve të Komunës, veçanërisht me Shërbimin e Administratës;
- Punon në harmonizimin e rregulloreve, udhëzuesve dhe rregulloreve tjera ligjore të miratuara nga ana e KK dhe organet ekzekutive, në përputhje me ligjet;
- Ndihmon departmentin e administratës së përgjithshme dhe shërbimin për punë të kuvendit në hartimin e akteve;
- Përfaqëson Komunën para gjykatave të Kosovës dhe merr pjesë në zgjidhjen e konteksteve juridike rreth pronave;
- Merret me punët juridike të pronave;
- Jep mendime profesionale dhe sqarime lidhur me rregulloret kryesore joligjore;
- Drejton proceset juridike lidhur me lëndët në fushën e tokës ndërtimore, nxjerr vendime, kryen përpunimin e lëndëve lidhur me vërtetimin e tokës, dhënies/marries me qira të tokës tjetër ndërtimore.
- Zhvillon procesin e shpronësimit;
- Ekzekuton dhe punë të tjera të kësaj fushe me kërkesën e kryetarit.