Zyra për burime njerëzore
Fushëveprimi i punës së Zyrës së Personelit
- Në bashkëpunim me drejtorin e drejtorisë së administrates së përgjithëshme, jep udhëzime, propozime dhe zgjidhjet më të mira lidhur me funksionimin sa më efikas të shërbimit të personelit në administratën lokale;
- Planifikon zgjidhje për personelin
- Përkujdeset për procesin e punësimit dhe përzgjedhjen e punëtorëve të rinjë (çështjet e reduktimit);
- Përgaditë Akt emërimet , Kontratat e Punës apo Kontratat e Veprimit të punëtorëve të Komunës,
- Kryen vlerësimin e punës së personelit të Administratës së Komunës;
- Kujdeset për ngritjen profesionale të personelit të Administratës së Komunës, ndërtimin e kapaciteteve dhe ngritjen në karrierë;
- Kujdeset që raportet në mes të punëtorëve të jenë profesionale, korrekte dhe në përputhje me Kodin e Sjelljes së Komunës së Zveçanit;
- Ndërmerr masa disciplinore kundër punëtorëve, sjelljet dhe disiplina e punës së të cilëve nuk janë në nivel të knaqshëm;
- Kujdeset për zbatimin adekuat të Ligjit për Shërbimin Civil, Ligjin për Punë dhe Rregulloreve të tjera