Zyra e Prokurimit Publik
Drejtoreshë e Zyres: Jelica Barać
Kontakti: jelica.barac@rks-gov.net
Fushëveprimi i punës së Zyrës së Prokurimit Publik:
- Është përgjegjëse për kryerjen e punëve të prokurimit publik në mënyrë ligjore, transparente dhe në kohë sikurse është e paraparë me Ligjin për Prokurim Publik;
- Kordinon punët e saj me shërbyesit e departmentit për ekonomi, financa dhe buxhet;
- Kujdeset për plotësimin e kushteve për ekonomi efektive, përdorim të suksesshëm dhe transparent të mjeteve financiare të komunës të cilat janë të destinuara për prokurim publik:
- Kryen punët e prokurimit publik për administratën e komunës si shfrytëzues i mjeteve të buxhetit;
- Përgaditë modelet e dokumentave të tenderimit dhe kontratat për tërë prokurimin publik në bazë të Ligjit për Prokurim Publik, si dhe në bazë të konsultimeve të kryera me njohësit e rregulloreve nga fushat për të cilat kryhet prokurimi publik;
- Koordinon punën dhe aktivitetet lidhur me përgaditjen e dokumenteve për tenderim me Komisionin e Prokurimit Publik
- Përgaditë thirrjet publike dhe ftesat për mbledhjen e ofertave për prokurim publik dhe mban evidence lidhur me ditën dhe orën e pranimit të ofertës;
- Mbledh ofertat në bashkëpunim dhe në koordinim me kryetarin e Komisionit për Prokurim Publik;
- Merr pjesë në punën e Komisionit për Prokurim Publik;
- Njofton të gjithë ofertuesit mbi ndarjen e kontratës për prokurim publik;
- Harton raport të detajizuar për çdo procedurë të kryer të prokurimit publik dhe pas nënshkrimit nga anëtarët e komisionit të njejtin ju dorëzon personave përgjegjës.
- Kryen verifikimin formal dhe analizën para çdo prokurimi publik dhe paraqet thirrjen për mbledhjen e ofertave;
- Përcjellë ekzekutimin e gjithë prokurimit publik në përputhje me kontratat e arritura;
- Siguron raportet për secilin furnizim në procedurën e prokurimit publik;
- Mban evidencë të veçantë për kontratat e arritura në prokurimin public: të mallrave, shërbimeve dhe punëve;
- Kryen arkivimin e dokumenteve;
- Është përgjegjëse për ruajtjen e fshehtësive biznesore të ofertuesve;
- Kujdeset për planifikimin e suksesshëm të prokurimit publik me qëllim të zvogëlimit të mundësive që prokurimi publik të mos bëhet në përputhje me ligjin, dhe e tëra kjo me qëllim të shmangies së gabimeve, shpenzimit joadekuat të mjeteve të buxhetit, përsëritjes së procesit, pranimit të numrit të mjaftueshëm të ofertave.
- Jep pëlqimin tek shfrytëzuesit e buxhetit për nisjen e procedurës së prokurimit publik për vlera të mëdha dhe të vogla sipas dokumentacionit të dorëzuar paraprakisht;
- Vërteton ligjshmërinë dhe drejtësinë e procedurës së zbatuar të prokurimit publik dhe parandalon çdo formë të diskriminimit;
- Harton një raport përmbledhës lidhur me kontratat e dhëna për prokurimin publik në komunë për vitin e kaluar dhe këtë raport ia dorëzon kryetarit;
- Merr pjesë në përgaditjen e planit të prokurimit publik për vitin e ardhshëm për nevojat e Administratës së Komunës, të gjitha këto në bashkëpunim të ngushtë me njësitë e Administratës së Komunës;
- Për punën e saj ajo i përgjigjet kryetarit të Komunës