Zv. kryetari për komunitete

Roli i nënkryetarit për komunitete

Në komunat ku më së paku dhjetë përqind (10%) e qytetarëve ju takojnë komuniteteve jo shumicë, emërohet një përfaqësues për komunitete. Nënkryetari për komunitete emërohet në të njëjtin mandat me atë të kryetarit. Emërimi dhe shkarimi i nënkryetarit për komunitete propozohet nga ana e kryetarit të komunës dhe duhet të miratohet nga shumica e anëtarëve pjesëmarrës të Kuvendit Komunal, të cilët kanë të drejtë vote dhe ju takojnë komuniteteve jo shumicë. Nënkryetari për komunitete ndihmon kryetarin duke ofruar këshilla dhe udhëzime lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me komunitetet jo shumicë. Me lirimin e vendit të nënkryetarit për komunitete, kryetari emëron nënkryetarin e ri për komunitete jo më vonë se tridhjetë ditë nga lirimi i vendit. Lidhur me konfliktin e interesit për kryetarin vlen mutatis mutandis apo rregullat e njejta sikur dhe për nënkryetarin për komunitete.