Për Leposaviqin

Komuna e Leposaviqit është Komuna më veriore e Kosovës, Me sipërfaqe prej 750km2, dhe gjendet në Luginën e Ibrit. Kufizohet me shpatet e Kopaonikut në lindje, dhe me ato të Rogoznës në perëndim, ndërsa përfshin qytetin e Leposaviqit me 72 fshatra me gjithsejtë 18.600 banorë.

Struktura demografike

  • Serb të Kosovës: rreth 18.000 prej tyre jetojnë në qytetin e Leposaviqit dhe në fshatrat përreth;
  • Shqiptar të Kosovës; rreth 270 prej tyre jetojnë në fshatrat Koshtovë, Bistricë e Shalës dhe Cerajë.
  • Boshnjak të Kosovës: 350, prej të cilëve rreth 120 jetojnë në qytet dhe 230 në fshatra;
  • Romët dhe ashkalitë e Kosovës: 24 prej tyre jetojnë në kamp në Leposaviq, 41 prej tyre në fshatin Kamen (Rom ortodoks).

Ekonomia

Ekonomia e Komunës së Leposaviqit kryesisht bazohet në bujqësi dhe ndërmarrje të vogla tregtare. Nuk ekzistojnë të dhëna të besueshme mbi numrin e ndërmarrjeve të regjistruara dhe numrin e njerëzve të punësuar në sektorin privat në Leposaviq. 

Infrastruktura

Gjendja e përgjithshme e infrastrukturës në komunën e Leposavic u vlerësua si jo maftueshëm e zhvilluar. Rrugët, energjia elektrike dhe furnizimi me ujë janë të zhvilluara relativisht, megjithëse disa renovime janë kryer me ndihmën ndërkombëtare dhe të Qeverisë së Serbisë.

Shëndetësia

Sistemi i kujdesit parësor shëndetësor përfshin një qendër shëndetësore dhe tetë njësi shëndetësore. Sektorët e Shëndetit kanë 147 të punësuar, 113 gra dhe 34 burra, përfshirë mjekë, infermierë dhe staf ndihmës.

Arsimi

Ekzistojnë tre shkolla fillore me 1.294 nxënës dhe 181 mësues; dy shkolla të mesme me 405 nxënës dhe 93 profesorë dhe tre kopshte me 661 fëmijë dhe 175 të punësuar. Ekziston edhe një shkollë fillore në fshatin Bistrica me 29 nxënës dhe 16 punonjës, nga të cilët 10 janë mësues. Ka tre fakultete në Komunë dhe një shkollë të lartë. Këto fakultete janë pjesë e Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë.

Objektet kulturoro fetare

Leposaviqi ka 16 kisha ortodokse dhe 3 manastira. Disa kisha serbe ortodokse janë renovuar pas konfliktit të vitit 1999, ndërsa një xhami është ndërtuar pas 1999 në fshatin Rvatska, në të cilin banojnë boshnjakët e Kosovës.

Marrë nga publikimi ”Profili i Komunës” të cilin e ka publikuar Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal.