Kabineti i kryetarit
Kryetari
Kryetari i Komunës së Leposaviqit është Zoran Todiq. Para detyrës si kryetar, ka kryer detyrën e kryesuesit të Asamblesë Komunale të Leposaviqit në periudhën prej 2013 deri më 2017. Më 2015 është bërë edhe Kryetar i organit të përkohëshëm të Komunës së Leposaviqit.
Kontakti:
Email: ouleposavic@gmail.com
Telefoni: 028 83 860
Roli i kryetarit
Kryetari zgjidhet drejtpërdrejtë nga zgjedhjet në përputhje me ligjin për zgjedhjet lokale. Mandati i kryetarit zgjatë katër vite.
Kryetari kryen përgjegjësitë e mëposhtme:
a) Përfaqëson komunën dhe vepron në emër të saj;
b) E udhëheqë dhe qeverisë me qeverisjen lokale, bën menaxhimin e financave të Komunës;
c) Kryen të gjitha kompetencat të cilat nuk janë në mënyrë të veçantë të ndara për Kuvendin e Komunës dhe asamblistët e saj;
d) Ekzekuton vendimet e Kuvendit të Komunës;
e) Emëron dhe shkarkon zëvendësit e tij;
f) Emëron dhe shkarkon drejtorët e komunës;
g) Organizon dhe menaxhon politikat e komunës;
h) Propozon rregullore dhe akte tjera komunale për miratim nga Kuvendi i Komunës;
i) Propozon plane për zhvillim të komunës, rregullim dhe investime;
j) Propozon buxhetin vjetor për miratim nga Kuvendi i Komunës dhe menaxhon me buxhetin e saj;
k) Raporton para Kuvendit të Komunës për situatën financiare – ekonomike dhe zbatimin e planeve komunale për investime të paktën një herë në gjashtë muaj apo aq shpesh sa kërkon Kuvendi Komunal;
l) Mund të kërkoj nga Kuvendi Komunal, vetëm një herë të shqyrtoj aktet komunale nëse konsideron që ai akt i shkel ligjet në fuqi;
m) E konsulton zëvendësin e kryetarit për pakica lidhur me çështjen që kanë të bëjnë me komunitetet jo shumicë;