Drejtoria për siguri dhe gjendje të jashtëzakonshme
Drejtor i departmentit: Slobodan Barać
Kontakti: slobodan.barac@rks-gov.net
Struktura organizative e Departamentit të Sigurisë dhe Emergjencës:
Shërbimi i urgjencës dhe sigurisë
- Përgaditë dhe zbaton planin për emergjencë dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe katastrofat, duke përdorur të gjitha burimet e mundshme në komunë dhe duke bashkëpunuar me shërbime të tjera përkatëse, siç janë policia dhe shërbimi zjarrfikës;
- Identifikon dhe përcakton rreziqet dhe sfidat e sigurisë që mund të rrezikojnë sigurinë e njerëzve dhe pronave të tyre;
- Sigurimi dhe mirëmbajtja e rezervave të pasurive materiale në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera;
- Organizimi i sistemeve të monitorimit, njoftimit dhe alarmit, ofrimin e strehimit të popullatës në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera;
- Hartimi i planit kundër zjarrit në komunë dhe organizimi i mbrojtjes nga zjarri;
- Merr pjesë aktive në punën e Komisionit e Kuvendit për Siguri dhe Emergjenca;
- Kryen programe trainimi për ekipet e shpëtimit dhe siguron pajisje të përshtatshme për të ndihmuar në raste urgjente;
- Kryen detyra të tjera në përputhje me ligjin, statutin dhe vendimet e komunës, me urdhër të kryetarit dhe drejtorit të departamentit.