Drejtoria për kulture, rini dhe sport
Drejtor i departmentit: Nebojša Ninić
Struktura organizative e Departmentit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Shërbimi për Kulturës
- kujdeset për mbrojtjen e pasurive të rëndësishme kulturore në komunë;
- inicon dhe organizon aktivitete kulturore dhe artistike dhe ngjarje;
- kujdeset për kushtet e duhura të punës në institucione të tilla si Shtëpia e kulturës ose kushtet e punës për individë. si artistë të pavarur;
- siguron fonde për mirëmbajtjen e objekteve kulturore;
- mbikëqyr punën e institucioneve kulturore;
- ndan çmime në fushën e artit, siç janë çmime për vepra të letërsisë, teatrit, muzikës, artit apo filmit, dhe më shumë;
- bashkëpunon me qytete dhe vende të tjera për të integruar më mirë dhe shkëmbyer përvojë, si dhe me OJQ-të dhe organizatat e tjera jashtë fushës së kulturës.
- organizon debate publike për promovimin e kulturës dhe përgaditë plane dhe programe me përmbajtje kulturore dhe ngjarje;
- kryen detyra të tjera në përputhje me ligjin, statutin dhe vendimet e komunës, me urdhër të kryetarit dhe drejtorit të departamentit.
Shërbimi për të rinjë
- ofron mbështetje për punën e organizatave rinore, shoqatave dhe organizatave të shoqërisë civile, përmes të cilave rinia do të marrë pjesë në punën e qeverisjes vendore dhe do të ndikojë në vendimmarrjen e rëndësishme për zbatimin e programeve rinore;
- merr pjesë në planifikimin dhe zbatimin e strategjisë rinore dhe planit të veprimit;
- propozon projekte dhe fonde për të mbështetur të rinjtë dhe organizatat joqeveritare
- mbështet punën e klubit rinor dhe këshillit lokal të rinisë;
- mban regjistrin e organizatave dhe shoqatave rinore dhe joqeveritare dhe aktivitetet e tyre;
- informon rininë dhe organizatat e shoqërisë civile për programet e autoriteteve qendrore, organizatave ndërkombëtare dhe fondeve të tjera;
- kryen detyra të tjera në përputhje me ligjin, statutin dhe vendimet e komunës, me urdhër të kryetarit dhe drejtorit të departamentit.
Shërbimi për sport
- siguron burime për mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e objekteve sportive në Komunë;
- siguron kushte për punë të të rinjëve me talent në sport;
- organizon dhe zbaton programe sportive, aktivitete dhe manifestime në përputhje me nevojat e qytetarëve;
- ofron mbështetje për aktivitetet rinore e sportive;
- siguron burime për financim dhe nën financim të projekteve nga fusha e sportit;
- siguron kushte për punë dhe realizim të programeve dhe aktiviteteve sportive gjatë pushimeve dimërore e verore;
- propozon dhe jep çmime dhe mirënjohje për arritjet në fushën e sportit;
- merr pjesë në planifikimin dhe zbatimin e strategjisë sportive dhe planit të veprimit;
- mban regjistrin e klubeve sportive dhe anëtarëve të tyre;
- merr pjesë në planifikimin e zhvillimit të përmbajtjes sportive dhe zhvillimin e projekteve të infrastrukturës sportive;
- kryen detyra të tjera në përputhje me ligjin, statutin dhe vendimet e komunës, me urdhër të kryetarit dhe drejtorit të departamentit.