Drejtoria për informim dhe teknologjinë informative

DEPARTMENTI PËR INFORMACION DHE TEKNOLOGJI INFORMATIVE

Departmenti për informacion dhe teknologji informative

Struktura organizative e  Departmentit për informacion dhe teknologji informative

Shërbimi për informacion dhe teknologji informative

  • Informimi i publikut për punën e asamblesë, kryetarët e bashkive, departamentet komunale dhe shërbimet e tjera;
  • Organizon konferenca për shtyp, koordinon komunikimin ndërmjet administratës komunale dhe informacionit publik dhe të brendshëm;
  • Në koordinim me shërbimin e Teknologjisë Informative (TI-së), punon për përditëso,om dhe monitorimin e faqes zyrtare të komunës;
  • Në bashkëpunim me departamentet e tjera, mbledh informacion dhe ia paraqet publikut dhe palëve të tjera të interesuara;
  • Organizon konferenca për shtyp, shkruan njoftime për shtyp, harton protokoll dhe program për ceremoni inauguruese dhe komunikim me entitetet publike përkatëse (media, qytetarë, grupe të synuara, përfaqësues të organizatave qeveritare dhe joqeveritare, agjensi ndërkombëtare, etj.), Organizon dhe përgaditë material për konsultime publike me qytetarët dhe informon publikun përkatës në kohën e duhur.
  • Mirëmban programe (softuer) të nevojshëm për punën e administratës komunale dhe u siguron punonjësve trajnimin e nevojshëm për zbatimin e programeve individuale;
  • Në bazë të dispozitave ligjore publikon, të gjitha informacionet e nevojshme për transparencën, në faqen e internetit;
  • Mirëmban rrjetin dhe paisjet e TI-së
  • Kontrollon hyrjet në sistemin kompjuterik
  • Zhduk kohën e ndërprerjes së punës së pajisjeve;
  • Kryen detyra të tjera në përputhje me ligjin, statutin dhe vendimet e komunës, me urdhër të kryetarit dhe drejtorit të departamentit.