Drejtoria për administratë të përgjithshme
Drejtoresha e Drejtorisë: Radmila Vukićević
Kontakti: radmila.vukicevic@rks-gov.net
Struktura organizative e Drejtorisë së Administratës Komunale
Qendra e shërbimit për qytetar
-
Sigurimi i informacionit për qytetarët dhe personat juridikë për mënyrën dhe procedurën e ushtrimit të të drejtave të tyre përpara organeve të administratës komunale;
-
Sigurimi i informacionit për qytetarët për çështje që janë në kompetencë të departamenteve komunale dhe kuvendit komunal;
-
Ofron ndihmë administrative për palët;
-
Pranimi i menjëhershëm i palës të ushtrojnë të drejtat para organeve të administratës komunale;
-
Klasifikimi i çështjeve sipas lëndës dhe sipas departamenteve të administratës komunale;
-
Regjistrimi i lëndëve në regjistrimet themelore nga sistemi i skedarëve;
-
Kombinimi i akteve dhe paraqitja e çështjeve dhe akteve pranë organeve të administratës komunale
-
Njoftimi i palëve mbi statusin e zgjedhjes së kërkesave të tyre;
-
Lëshimi i akteve për qytetarët që është vendosur mbi kërkesat e tyre (vendime, leje, miratime, çertifikata, vërtetime, etj.);
-
Pranimi I vërejtjeve, sygjerimeve dhe sygjerimeve të qytetarëve;
-
Aktivitete të tjera në këtë fushë në përputhje me Ligjin dhe Statutin e Komunës.
Regjistrimi civil
-
Regjistron lindjet, martesat dhe vdekjet në librat amë;
-
Kryen detyra që lidhen me njohjen e atësisë dhe përcaktimin e emrit të fëmijëve
-
Bën ndryshime dhe regjistrime pasuese në libra amë;
-
Regjistron fëmijët e lindur jashtë Kosovës;
-
Plotëson fletët e statistikave për të gjitha regjistrimet e rregullta;
-
Mban shënime për birësime;
-
Përgaditë raportet dhe i dorëzon ato tek autoritetet kompetente;
-
Dorëzon çertifikatat e lindjes për regjistrimet e vitit aktual tek autoriteti kompetent me qëllim të përcaktimit të identitetit unik të qytetarit - JMBG;
-
Lëshon çertifikatat e lindjes dhe mban shënimet e çertifikatave të lëshuara;
-
Mban raporte për martesat e realizuara dhe divorce, dhe, në përputhje me rrethanat, bën ndryshime të përshtatshme në regjistrat e lindjes së të lindurve, martuarve dhe të ndjerëve;
-
Lëshon vërtetimin se një person është në jetë;
-
Lëshon çertifikatë të banimit, bashkësisë familjare gjendjes martesore, qëndrim të përkohshëm;
-
Lëshon çertifikatën e identitetit
-
Lëshon çertifikatën e kujdestarisë ndaj anëtarëve të familjes
-
Lëshon çertifikatën familjare për pensionerë
-
Kryen verifikimin e fotokopjeve të dokumentave në bazë të origjinalit
-
Lëshon çertifikatat e lindjes, vdekjes, martesës
-
Lëshon çertifikatat e vdekjes
-
Kryen martesa edhe me një shtetas të huaj;
-
Regjistron martesat jashtë Kosovës;
-
Lështon çertifikatat e shtetësisë;
-
Ndryshon emrin personal;
-
Bën ndryshime të tjera specifike dhe mbi baza ad hoc.
-
Kryen detyra të tjera në përputhje me ligjin, statutin dhe vendimet e komunës, me urdhër të kryetarit dhe drejtorit të departamentit.
Arkiva:
-
Pranimi i lëndëve të kryera në arkiv;
-
Ndarja e lëndëve sipas shenjave të klasifikimit;
-
Mbajtja e kartave nga arkivi aktiv në pasiv
-
Ruajtja e lëndëve të përfunduara;
-
Përzgjedhja dhe ndarja e lëndëve të kompletuara nga depozitimi i arkivit për materialin arkivor dhe materialin e regjistrimit;
-
Hartimi i listës së materialit të regjistrit;
-
Sigurimi i lëndëve arkivore sipas kërkesës dhe porosisë;
-
Bashkëpunimi me Arkivin Kryesor të Kosovës;
-
Mbajtja e një ditari dhe një libri arkivor;
-
Siguron që arkivimi dhe ruajtja e dokumenteve të rëndësishme komunale të jetë në nivel të kënaqshëm;
-
Përkujdeset që afatet ligjore në lidhje me arkivimin e dokumenteve të jenë të përcjellura;
-
Sistematizon sendet, d.m.th. dokumentet sipas moshës;
-
Menaxhon dhe mirëmban një bazë të dhënash elektronike me informacion të detajuar mbi arkivat;
-
Përgaditë raporte periodike dhe vjetore dhe kryen detyra të tjera që kërkohen nga drejtori i departamentit të administratës së përgjithshme;
Shërbimi për punë në Asamble
-
Përgaditë dhe përpunon akte dhe materiale për seancat e Kuvendit dhe Komisionet e Kuvendit, organizon dhe merr pjesë në përgaditjen e seancave të Kuvendit dhe komisioneve të tij;
-
Përpunon dhe përgaditë dokumentacionin nga seancat e Kuvendit dhe komisionet e tij;
-
Proceson aktet e Kuvendit në procedurën e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve të miratuara;
-
Merr pjesë drejtpërdrejtë në mbajtjen e procesverbalit të seancave të Kuvendit dhe organeve punuese, shkrimin dhe shtypjen e procesverbalit;
-
Dorëzon materiale për seanca të Kuvendit dhe komisionet e tij përmes shërbimit komunal, i cili ua dërgon anëtarëve të Kuvendit Komunal dhe faktorëve të tjerë relevant;
-
Kryen përpunimin juridik dhe teknik të vendimeve dhe akteve të tjera të miratuara nga Kuvendi dhe ia dërgon Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe autoriteteve të tjera përkatëse komunale dhe qendrore;
-
Kryen detyra të tjera siç janë urdhëruar nga organet ekzekutive dhe legjislative të qeverisjes lokale;
-
Siguron zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe përkthimin e të gjitha akteve zyrtare të komunës në gjuhët zyrtare.
-
Kryen detyra të tjera në përputhje me ligjin, statutin dhe vendimet e komunës
Shërbimi për përkthim:
-
Përkthen të gjitha dokumentet komunale në gjuhë zyrtare,në mënyrë që të respektohet barazia e përdorimit të gjuhëve në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve;
-
Përkthen dokumente që zyrtarisht arrijnë në administratën komunale nga Qeveria, ministritë, agjencitë qeveritare, komunat dhe institucionet e tjera
-
Kryen përkthim simultant për palët sipas nevojave;
-
Kryen detyra të tjera në përputhje me ligjin, statutin dhe vendimet e komunës, me kërkesë të kryetarit dhe drejtorit të departamentit.
Shërbimi për barazi gjinore dhe të drejta të njeriut
Zyra për Brazi Gjinore dhe të Drejta të Njeriut:
-
Përgaditë udhëzime dhe strategjinë komunale lidhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe përkujdeset për zbatimin e tyre brenda Komunës;
-
Bashkëpunon me institucionon juridik - Avokatin e Popullit (Ombudsmanin), shërbimin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe Zyren për Barazi Gjinore në kuadër të Administratës dhe Qeverisje sLokale, lidhur me mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe monitoron implementimin e rekomandimeve të cilat komunës ia ka adresuar Avokati I Popullit (Ombusmani) apo institucioni kompetent.
-
Kryen analiza, vlerëson zbatimin e parimeve të të drejtave të njeriut dhe parimeve të barazisë gjinore brenda komunës dhe për atë njofton dhe jep rekomandime organeve kompetente të komunës;
-
Kujdeset për zbatimin e ligjit dhe akteve nënligjore të cilat garantojnë barazinë gjinore, mundësitë e barabarta dhe të drejtat për persona me invaliditet/apo persona me aftësi të kufizuara si dhe komuniteteve pakicë;
-
Kujdeset që të gjitha aktet ligjore të qeverisjes lokale të cilët janë të miratuar në Asamble të mbrohen me të gjitha ligjet që garantojnë të drejtat e njeriut, si dhe lidhur me zbatimin e tyre në praktikë;
-
Propozon ndryshimin dhe/apo plotësimin e akteve dhe strategjive të qeverisë lokale me qëllim të mbrojtjes më të mirë të drejtave të njeriut, plotësimit të standardeve dhe parandalimin e çfarëdo forme të diskriminimit të të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore;
-
Mundëson dhe promovon të drejtat e njeriut me organizata ndërkombëtare, shoqatat qytetare, me organizata qeveritare dhe jo qeveritare;
-
Pranon ankesa nga qytetarët dhe të punësuarit lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe ofron ndihmë juridike dhe ndihma të tjera të domosdoshme ndaj këtyre personave në kuptimin e mnrojtjes së të drejtave të njeriut;
-
Organizon aktivitete dhe aksione sikurse që janë seminaret, punëtoritë, ngritje profesionale dhe ligjërata, tryeza të rrumbullakëta dhe të tjera, e të cilat kanë për qëllim të ngrisin vetëdijen e punëtorëve të Komunës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut;
-
Kryen detyra të tjera në përputhje me ligjin, statutin dhe vendimet e komunës, me kërkesë të kryetarit dhe drejtorit të departamentit.