Asambleistët

Nikola Lazović
Srpska lista

Nenad Vukadinović
Srpska lista

Vidina Radojević
PKS

Suzana Vulović
Srpska lista

Stevica Vidosavljević
Srpska lista

Stevan Petronijević
Srpska lista

Sladjan Radović
Srpska lista

Jasmina Savić
Srpska lista

Irena Petrović
Srpska lista

Goran Lešević
PKS

Goran Bogdanović
GI Demokratska inicijativa

Čedomir Timotijević
PKS

Branko Kovačević
Srpska lista

Bojan Ignjatović
Srpska lista

Branko Bojović
Samostalni odbornik

Aleksandar Miletić
Srpska lista

Ivanka Nedeljković
Srpska lista

Dragan Jablanović
PKS

 

Slađana Radović
PKS

 

Për Kuvendin Komunal

Kuvendi Komunal i Leposaviqit është organi më i lartë përfaqësues i komunës i zgjedhur drejtpërdrejt për përfaqësimin e qytetarëve të komunës në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet Lokale. Kuvendi Komunale i Leposaviqit ka 19 këshilltarë. Të gjithë anëtarët e Asamblesë Komunale kanë të njëjtat kompetenca dhe përgjegjësi në proceset e vendimmarrjes.

Mandati i asambleistëve të Kuvendit Komunal është katër vjeçar. Asambleistët e Kuvendit Komunal nuk mund të kenë në të njejtën kohë ndonjë pozitë tjetër publike.

Kuvendi Komunal ka kompetencë që të miratoj Statusin, Rregulloren e Punës, Rregulloret dhe Vendimet e domosdoshme në mënyrë që të aprovohen përgjegjësitë e komunës. Kuvendi Komunal mund të ju besoj kompetenca të caktuara komisioneve të saj, kryetarit të komunës dhe akterëve tjerë dhe mund të revokoj autorizimet e dhëna kurdo që vendos për këtë. Kuvendi Komunal ka buxhetin e saj.

Asambleja Komunale zgjedh me votimin e këshilltarëve të zgjedhur, Kryesuesin e Kuvendit Komunal, nga radhët e këshilltarëve. Votimi për Kryesuesin e Kuvendit Komunal bëhet me votim të fshehtë. Kryesuesi i Kuvendit Komunal zgjidhet për të njëjtin mandat si këshilltarët.

Kuvendi Komunal zgjedh Zëvendës kryesuesin e Kuvendit me shumicë votash këshilltarësh të zgjedhur. Zëvendës Kryesuesi ndihmon Kryesuesin në kryerjen e detyrave të tij, dhe merr detyrat e Kryesuesit në mungesë të tij.

Kuvendi Komunal mban seancën e tij solemne brenda pesëmbëdhjetë ditësh nga dita kur janë shpallur zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve. Kuvendi Komunal zhvillon të paktën dhjetë seanca në vit, pesë prej të cilave mbahen gjatë gjashtë muajve të parë të vitit. Kjo fushë rregullohet më tej me Rregulloren e Punës së Kuvendit. Një seancë e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale thirret nga Kryesuesi i Kuvendit ose me kërkesë me shkrim të paktën një e treta e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur të Asamblesë Komunale.

Seancat e Kuvendit Komunal dhe të gjitha komitetet e tij janë të hapura për publikun. Anëtarëve të publikut u lejohet të monitorojnë dhe marrin pjesë në seancat e Kuvendit Komunal në mënyrën e përcaktuar në Rregulloren e Procedurës.

Komitetet

Komitetin për politikë dhe financa e drejton Kryesuesi i Kuvendit Komunal ky komitet përbëhet nga përfaqësimi i të gjitha entiteteve politike në Kuvendin Komunal. Komiteti për politikë dhe financa është përgjegjës për shqyrtimin e të gjitha rregulloreve, dokumentave financiare dhe fiskale, planeve dhe iniciativave duke përfshirë dokumentet për planifikim strategjik, kornizë vjetore afatë mesme të buxhetit, planin vjetor të furnizimit, ligjet, dekretet vjetore mbi tatime, taksat, dhe kompenzimet, planin vjetor të brendshem të punës së auditorit, buxhetit afatmesëm dhe çfarëdo ndryshimesh, gjatë vitit fiskal poashtu për raportet e Kryesuesit të Asambles Komunale, si dhe jep rekomandime për punën e Kuvendit Komunal.

Komisioni për Komunitete merret me zgjidhjen e problemit të bashkësive që jetojnë në komunën e Leposaviqit. Ky komitet përbëhet nga pesë anëtarë që përfaqësojnë të gjitha komunitetet që jetojnë në komunën e Leposaviqit. Përbërja e këtij komisioni dhe përgjegjësitë e tij përcaktohen nga Kuvendi Komunal me një dekret, në përputhje me ligjin.